2.1

144 VJET NGA KRYENGRITJA E MAQEDONISË (KRESNËS)

Arkivi Shtetëror si një institucion që ruan kujtesën kombëtare, përpiqet të njohë publikun e gjerë me dokumentacionin që posedon për ngjarje të rëndësishme të së shkuarës. Kryengritja Maqedonase e Kresnës shënoi shekullin e XIX të trazuar , pasi udhëheqësit dhe kryengritësit e saj refuzuan të linin Maqedoninë të mbetej një provincë osmane sipas vendimeve të Kongresit të Berlinit. Para 144 viteve më 17 tetor 1878, kryengritësit e bashkuar dhe njësitë vullnetare të kryesuara nga prifti Stojan Karastoilov, mitropoliti i Ohrit Natanail Kuçevishki dhe mësuesi Dimitar Pop Georgiev Berovski shpallën veten në fshatin Kresnë, duke filluar aksionet qëllimi përfundimtar i të cilave ishte ndarja e shtetit maqedonas. Territori i lirë që zgjati deri më 11 nëntor 1878 dhe që u krijua në pjesën Pirinit të Maqedonisë, u udhëhoqë nga Shtabi i Kryengritjes si organi më i lartë drejtues dhe Komanda e forcave kryengritëse.

Është veçanërisht e rëndësishme që Komiteti kryengritës maqedonas përfaqësoi sovranitetin e popullit kryengritës maqedonas dhe afirmoi në mënyrë diplomatike qëllimin e kryengritjes për të fituar mbështetjen e Fuqive të Mëdha Evropiane për krijimin e një shteti maqedonas. Fryma luftarake maqedonase për liri dhe shtetin e vet nuk u nënshtrua nga shtypja e kryengritjes. Përkundrazi, Kryengritja e Maqedonisë (Kresnës) tregoi se krerët e maqedonasve ishin të gatshëm të bënin sakrifica, të udhëhequr nga slogani "Liri ose vdekje".

2.1
Vula e Shtabit Kryesorë të Kryengritjes Maqedonase ( viti 1878)
4.1
Organizimi i Kryengritjes së Kresnës, viti 1878
5.1
Rregullat e Komitetit Kryengritës Maqedonas, viti 1878
7.1
Mitropoliti Natanail Kuçevishki
6.1 1
Dimitar Pop Georgiev Berovski
8.1
Gryka e Kresnës

Postimet e fundit