1-1

NJËSIA NË KUMANOVË MBRON DOKUMENTACIONIN GJYQËSOR NË INTERES TË QYTETARËVE

            Shefi i Njësisë të Arkivit Shtetëror në Kumanovë, mr. Vullnet Iseni më 26 tetor të vitit 2022, ka mbajtur takim pune me kryetaren e Gjykatës Themelore në Kumanovë Snezhana Manev, në ambientet e Njësisë gjatë së cilës u diskutua për bashkëpunimin e përbashkët mes dy institucioneve.

1 1

Në periudhën e kaluar profesionistë nga Njësia e Arkivit Shtetëror në Kumanovë kanë marrë pjesë në rregullimin e materialit arkivor gjyqësor që mbulon periudhën e viteve 1921-1946. Njëkohësisht janë marrë 75 kuti arkivore me karakter pronësor-juridik dhe dokumentacion të mbetur nga praktika gjyqësore, të cilat do tu shërbejnë në të ardhmen qytetarëve që kanë kërkesë në Arkiv. Në takim u arrit marrëveshja për vazhdimin e mbështetjes së Njësisë të Arkivit Shtetëror duke ofruar asistencë eksperte për organizimin e arkivave gjyqësore të dokumenteve të krijuara nga viti 1947 deri në vitin 1960. Arkivi Shtetëror mbetet një institucion i hapur për bashkëpunim profesional nga i cili qytetarët do të përfitojnë për nevojat e tyre në fushën e përdorimit të materialit arkivor.

3 1

Postimet e fundit