processed-4b6fa0e8-d91d-4ad4-b9e1-a05f97d88928_XuxnAifQ-1

EKUDIM ARKIVOR PËR NXËNËSIT NGA SHKOLLA FILLORE ''DITURIA'' SHKUP

Nxënësit e klasës së tetë nga SHF "Dituria" -Komuna e Sarajit Shkup më 30.11.2022 (e mërkurë) vizituan Arkivin Shtetëror - pjesën qendrore dhe u njohën me aktivitetin e tij në kuadër të programit në lëndën Historisë. Nxënësit patën mundësinë të mësojnë për rregullimin dhe përpunimin e dokumenteve, për fotografitë si burim për të kaluarën, bibliotekën e Arkivit e cila është një vend ku ata mund të hulumtojnë dhe përdorin fondin e librave. Në programin e edukimit arkivor përfshin vëzhgimin e konservimit dhe restaurimit të dokumenteve, gjatë të cilit ata patën mundësinë të kuptojnë teknikat e mbrojtjes së dokumenteve që iu prezantuan. Digjitalizimi i materialit arkivor me ndihmën e skanerëve modernë në Arkiv iu shpjegua atyre si një proces i rëndësishëm në ruajtjen e dokumenteve për përdorimin e mëtejshëm të tyre. Arkivi Shtetëror mbetet një institucion i hapur për vizita dhe edukim nga shkollat për të afirmuar veprimtarinë arkivore.

Postimet e fundit