Në këtë ditë kremtojmë festën kushtuar Shën Klimentit të Ohrit (rreth viteve 840 - 916 pas Krishtit), mësues, shenjtor dhe udhëheqës shpirtëror i Kishës Ortodokse Maqedonase. Ky peshkop i parë sllav në Ballkan ishte folës, përkthyes dhe paraardhës i letërsisë dhe predikimeve sllave. Si nxënës i vëllezërve sllavë, shenjtorët Kirili dhe Metodi mori pjesë në misionin e tyre ndër Hazarët dhe në Moravi dhe më pas themeloi shkollën e Ohrit, ose në shkencën e njohur si "Universiteti i parë sllav", përmes së cilës kaluan rreth 3500 nxënës.
Në "Biografi e shkurtër" të shkruar nga Dimitar Homatijan për Shën Klimentin, thuhet se ai "shpiku forma të tjera shkronjash me qartësi nga ato të shpikur nga i urti Kirili". Bazuar në këtë, shkencëtarët arrijnë në përfundimin se Shën Klimenti është krijuesi i alfabetit qirilik dhe ai themeloi bibliotekën e parë të manastirit në Ohër në manastirin “Shën Panteleimon” duke u bërë kështu themeluesi i bibliotekave në këto vende. Për nder të shenjtit, në vendin tonë shumë institucione dhe objekte mbajnë emrin e tij sepse në këtë mënyrë kujtimi i veprës së tij ruhet në kujtesën kolektive të brezave. Me angazhimin e tij personal në disa fusha (kishtare, arsimore, letrare) ai është i denjë jo vetëm për popullin maqedonas por edhe për të gjitha kombet që përdorin alfabetin qirilik. Fjalët e Shën Klimentit synonin fisnikërimin etik të sjelljes njerëzore. Ai kërkoi "me përulësi dhe johipokrizi, me dashuri të vërtetë të respektojmë njëri-tjetrin". Me vendim të Kuvendit të vitit 2007, 8 dhjetori është shpallur festë publike për të gjithë qytetarët.