Në Arkivin e Vojvodinës në Novi Sad u hap ekspozita ,,140 Vjet nga lindja e Vëllezërve Millton Manaki,, të cilën e pregaditen historijan nga Arkivi Shtetëror-Njësia Manastir.
Me këtë ekspozitë në Novi Sad, qytet që është kryeqyteti kulturor evropian për vitin 2022, prezantohet vepra e vëllezërve Manaki, si krijuesit e parë të fotografisë së angazhuar dhe artistike dhe videografët e parë në Ballkan.
Në hapjen e kësaj ekspozite, e cila do të zgjasë deri në fund të janarit 2023, folën drejtori i Arkivit të Vojvodinës, dr. Nebojsha Kuzmanoviq, drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski, dhe njëri nga autorët kryesorë i ekspozitës dhe udhëheqës i Arkivit në Manastir, Goce Stojanovski.