download

Për nder të lindjes së Dame Gruev - një prej revolucionarëve më të shquar maqedonas

Më 19 janar 1871 në f.Smilevë,lindi Dame Gruev, një nga nxitësit dhe themeluesit e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 në Selanik, sekretar i parë i saj dhe anëtar i KQ, propagandues vojvodë dhe organizator i grupeve të para sekrete revolucionare, komiteteve të qytetit dhe fshatit të organizatës, kryetar i Kongresit të Smilevës (1903) dhe i Kongresit të Rilës (1905), mësues.

Së bashku me një sërë veprimtarë dhe ideologësh të tjerë maqedonas të veprës revolucionare maqedonase, ai përfaqësoi përfshirjen e gjithë popullsisë së Maqedonisë në radhët e Organizatës, pa dallim feje dhe kombësie. Mori pjesë aktive në punën e këshillit të Resenit (1894) dhe në Kongresin e VMRO-së në Selanik më 1896. Pas shpërthimit të aferës Pop-Stavreva në Manastir (1900) burgoset dhe dërgohet në burg në Podrum Kale, në Azinë e Vogël.Pas çlirimit mori pjesë aktive në përgatitjet e Kryengritjes së Ilindenit si pjesëtar i Shtabit kryesor të kryengritjes së Qarkut Revolucionar të Manastirit, kurse pas kryengritjes qëndroi në Maqedoni me qëllim të riorganizimit të Organizatës. Qëndrimi i tij pas Kryengritjes ishte ruajtja e formës së centralizuar të veprimtarisë revolucionare, por haptas bashkëpunoi me krahun reformator që kërkonte decentralizimin dhe demokratizimin e punës, edhe përfaqësonte unitetin e të gjitha partive ideologjikisht të kundërta në riorganizimin e ORM-së. E jashtëzakonshme është veprimtaria e tij si kryetar i Kongresit të Rilës në tetor 1905, kur organizata mori emrin Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (OBRMO). Më 23 dhjetor 1906 vdiq gjatë një prite osmane tek maja e Petelecit të f. Rusinovë, Berovës.

Груев Мише Развигоров Ефрем Чучков и Атанас Бабата
Dame Gruevi, Mishe Razvigerov, Efrem Çuçkov dhe Atanas Babata

Postimet e fundit