354450129_578889307735976_13391447226390015_n

KONVENTA E 31-të ICARUS DO TË MBAHET NË SHKUP DHE OHRIT

Në takimin dyditor të Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime Arkivore – ICARUS, me seli në Vjenë, është marrë vendim që Konventa e 31-të të mbahet dy herë në vit, më 8, 9 dhe 10 nëntor në Shkup dhe Ohër. Në Asamblenë e Përgjithshme, ndër të tjera, u diskutuan qëllimet dhe perspektivat e kësaj organizate të rëndësishme në fushën e shkencës arkivore, si dhe përfitimet dhe pritshmëritë për përmirësimin e funksionimit të saj në të ardhmen. Në këtë Asamble ICARUS, që u zhvillua në Klajn Mariajacell, afër Vjenës, u fol për mënyrat e popullarizimit të historisë dhe studimeve arkivore, për kujdesin më të mirë të historisë dhe të kaluarës dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe pasurisë së përbashkët arkivore.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të ICARUS u promovua edhe libri: “Arkivat dhe kërkimet arkivore në epokën digjitale”, redaktuar nga profesorët Zharko Vujosheviq dhe Nebojsha Poriçiq.

355312122 578889914402582 5343304116524229120 n
356222937 578889334402640 8584056184899446845 n

Postimet e fundit