"Arkivi shtetëror duhet të ndërmerr hapa në proceset evropiane në digjitalizimin e materialeve dhe dokumenteve arkivore"- u theksua sot në takimin e sotshëm ndërmjet Ministrit të shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu dhe drejtorit të Arkivit shtetëror, dr. Emil Krsteski.
Bashkëpunimi ndërmjet Arkivit shtetëror dhe Ministrisë zhvillohet në nivel të lartë profesional dhe siç është dakorduar në takim, ai bashkëpunim edhe më tutje duhet të vazhdoj të thellohet në interes të rruajtjes të dokumenteve historike dhe për funksionimin sa më efikas të punës në Arkivin shtetëror.