''Ai që nuk e njëf të kaluarën e tij nuk mund të jetë i suksesshëm në të tashmen dhe në të ardhmen. Të gjithë duhet të mësojmë nga e kaluara''. Me këto fjal[ të sheikut Zajed bin Sulltan Al Najhan, babai i Emirateve të Bashkuara Arabe, u hap Kongresi i 19-të i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave i cili mbahet nga 9 deri më 13 tetor në Abu Dabi. Kongresi me moton ''Enriching Knowledge Societies'' (Pasurimi i shoqërisve të dijes) ka pesë tema: 1. Paqe dhe tolerancë; 2. Teknologji në zhvillim; 3. Njohuri e qëndrueshme - planeti i qëndrueshëm: Arkivat, dokumentet dhe ndryshimet klimatike; 4. Besimi dhe dhëshmitë dhe 5. Disponueshmëria dhe kujtimet.
Në Kongresin që mbahen në çdo 4 vite, marrin pjesë rreth 5.000 ekspertë arkivor nga 135 vende duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është vend anëtar i plotë i kësaj organizate arkivore më masive dhe më të rëndësishme botërore, e cila ekziston që nga viti 1948. Në kuadër të Kongresit mbahen dhe punëtori, ku shkëmbehen edhe përvoja dhe ide për përmisimin e përgjithshëm të punës profesionale arkivore. Në hapje të Kongresit folën ish-presidenti i Francës, Fransoa Oland, dhe kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave dhe Drejtori i Arkivave Kombëtare të Luksemburgut, Zhoze Kirps, i cili theksoi thelbin e Arkivave, rëndësinë e dokumenteve historike për të ardhmen tonë dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi to. Më saktë për qëndrueshmërinë e Arkivave dhe planetit tonë Tokë
Me ftesë të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave dhe Biblotëkës dhe të Arkivit Kombëtar të Abu Dabit, Arkivi Shtetëror përfaqësohet në këtë Kongres nga drejtori, dr. Emil Krsteski, si delegat në Asamblenë e Kongresit dhe Svetllana Usprcovska, usdhëheqëse e Sektorit, ku u zhvilluan edhe disa takime pune dypalëshe me kolegët nga Evropa dhe bota.