Drejtori i Arkivit Shtetëror Dr. Emil Krsteski, para mbajtjes së Konsulencës vjetore të Arkivës Kroate në Shibenik, pati një takim me drejtoreshën e Arkivit Shtetëror – Shibenik, Natasha Muqalo, gjatë së cilës u shkëmbyen përvoja për punën e dy Arkiva dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët.
Gjatë vizitës dyditore në Shibenik u zhvillua një takim me drejtorët e Bibliotekës së Qytetit dhe Muzeut të Qytetit të Shibenikut, Villiam Lakiç dhe Bruno Bakus. Në bisedat me ta u konstatua se mes dy vendeve ka marrëdhënie shumë të ngushta dhe se bashkëpunimi në fushën e kulturës kontribon në një afrim më të madh të dy popujve dhe të dy vendeve. Në organizimin e “Tangjentës maqedono-kroate”, me seli në Shibenik, u organizua një mbrëmje letrare dhe muzikore maqedonase, në të cilën përveç drejtorit, dr. Emil Krsteski dhe këshilltarit shtetëror, mr-.Sasho Jankulovski, pjesmarësit Milena dhe Sasho Georgievski, anëtarët e parë të Tangentata-s dhe Dejan Kuzmanoski performuan në piano dhe maestro para publikut të madh.