Zëvëndës drejtori i Arkivit Shtetëror, prof.dr. Muzafer Bislimi, dhe këshilltari shtetëror doc.dr. Adnan Sherif, nga 29 tetori i vitit 2023 janë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, gjatë së cilës u takuan me nënkryetarin e Drejtorisë së Arkivave Shtetërore nën presidencën e Republikës së Turqisë z. Sebahatin Bajram.

Në takim u prezantuan detajet rreth projektit ,,Maqedonia në dokumentet e Shtetit Osman'' për të cilin grupet punuese të të dy institucioneve punojnë prej disa kohësh. Për publikun shkencor dhe të gjërë të të dy shteteve gjatë vitit 2024 do të prezentohet materiali arkivor nepermjet ekspozitës të cilat deri më tani nuk janë të njohura. Trashëgimija arkivore Osmane është ndër burimet kryesore për historinë e Gadishullit Ballkanik përfshirë edhe Maqedoninë. Prof. dr. Muzafer Bislimi si udhëheqës i ekipit të ekspertëve që punon në ekspozitën e Arkivit Shtetëror theksoi se përkrahja nga Drejtoria e Arkivit Shtetëror për hulumtuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut është konfirmuar shumë herë dhe falënderoi për qasjen e hapur.
Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, përfaqësuesit e Arkivit Shtetëror po kryejnë një hulumtim të gjërë shkencor që do të pasurojë përmbajtjen e fondeve arkivore.
