KUVENDI I DIBRËS

420px Iljaz Pasha Dibra
Iljaz-pasha Dibra

Kuvendi i Dibrës Më 1 nëntor të vitit 1879, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bashkuan në Kuvend për të kërkuar autonominë e vendit nga Perandoria Osmane. Kuvendin e udhëhiqte Iljaz pashë Dibra-Çoku. Në Kuvend mori pjesë edhe Abdyl Frashëri si përfaqësues i lidhjes shqiptare për vilajetin e Janinës, i cili e hartoi rezolutën që do ti dorëzohej sulltanit në Stamboll. Rezoluta përmbante pesë pikat që u parashtruan në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i Vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nënpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Asambleja e Madhe Kombëtare, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit. Në rezolutë thuhej që një delegacion i përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, do të merrte pëlqimin me shkrim nga të gjitha sanxhaqet dhe kazatë shqiptare dhe do të paraqiste rezolutën brenda 1 muaji deri te Porta e Lartë. Pjesëmarrës në këtë delegacion ishin: Iljaz pashë Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Hasan pashë Prizreni, Mustafa pashë Vlora, Abedin bej Dino, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihail Kristo, Abdyl Frashëri etj. Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.

22 Abdyl Frasheri 1
Abdul Frashëri

Postimet e fundit