Arkivi Shtetëror për realizimin cilësor të synimeve të tij strategjike mbështet avancimin dhe aftësimin profesional të punpnjësve duke organizuar trajnime që zhvillojnë kapacitete profesionale. Në bazë të këtij zotimi, më 30 dhe 31 tetor 2023, në Berovë është realizuar trajnimi i specializuar për ngritjen profesionale të inspektorëve nga Arkivi Shtetëror dhe Njësia e tij. Trajnimi u realizua nga ligjeruesja me përvojë nga Inspektorati Shtetëror Administrativ, inspktorja e përgjithshme Elena Kareska, me ftesë të Arkivit Shtetëror.
Në trajnim, përveç inspektorëve të materialit arkivor, morën pjesë dr. Blagoja Geshovski, anëtar i Këshillit inspektues dhe përgjegjës për administratën shtetërore, si klshilltari shtetëror për çështje juridike nga Arkivi Shtetëror mr. Sasho Jankullovski, të cilët diskutuan dhe shkënbyen mendime në lidhje me temen ''Zbatimi i dispozitave kundërvajtëse në Ligjin për materialin arkivor dhe harmonizimi i ligjit material me dispozitat e Ligjit për kundërvajtje dhe Ligjit për mbikqyrje inspektuese.
