icarus-logo

31. KONVENTA E IKARUS

Arkivi Shtetëror është nikoqir i Konventës së 31-të të Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime Arkivore (ICARUS) me seli në Vjenë, e cila do të mbahet nga 8 deri më 10 nëntor 2023 në Shkup dhe Ohër. Tema e Konventës është ''Trashëgimia e përbashkët arkivore - mbrojtja, qasja de digjitalizimi'', në kuadër të së cilës do të prezantohen punimet nga rreth 60 profesionistë arkivist nga Evropa dhe më gjerë.

IKARUS është një qendër ndërkombëtare për kërkime arkivore, e cila mbështet arkivat dhe institucionet përkatëse në sfidat e epokës digjitale. Bazuar në parimin e kompementaritetin dhe mbështetjen reciproke, anëtarët e IKARUS së bashku përballen me detyra dhe sfida të reja. 

Mbajtja e Konventës është shumë domethënëse për Arkivin Shtetëror sepse do të jenë të pranishëm arkivistë të rëndësishëm evropianë dhe botërorë nga më shumë se 30 vende të botës, të cilët do të përcjellin përvojat e tyre nga studimet arkivore, si dhe njphuri të reja për digjitalizimin materialit arkivor dhe rruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në linkun e mëposhtëm gjendet linku i programit të Konventës: https://www.icar-us.eu/en/event/icarus-convention-31/

Postimet e fundit