Në këtë ditë kremtojmë festën kushtuar shën Klimentit të Ohrit (rreth vitete 840 - 916 e.s), mësues, shenjtor dhe udhëheqës shpirtëror i Kishës Ortodokse Maqedonase. Ky peshkop i parë sllav në Ballkan ishte folës, përkthyes dhe paraardhës i letërsisë dhe predikimeve sllave. Si nxënës i vëllezërve sllav, shenjtorët Kirili dhe Metodi, mori pjesë në misionin e tyre ndërmjet Hazarëve dhe Moravisë dhe më pas themeloi Shkollen e Ohrit, ose në shkencën e njohur si ''Universiteti i parë sllav'', përmes së cilës kaluan reth 3500 studentë. Në ''Jeteshkrim i shkurtër'' të shkruar nga Dimitar Homatijan për shën Këimenti thuhet se ai ''shpiku forma të tjera shkronjash më me qartësi nga ato të shpikurat nga i urti Kiril. Bazuar në këtë, shkencëtarët arrijnë në përfundim se shën Klimenti është krijuesi i alfabetit cilirik dhe ai themeloi biblotekën e parë në Ohër në manastirin ''Shën Pantelejmon'', duke u bërë kështu themeluesi i biblotekës në këto zona. Për nder të shenjtorit, në vendin tonë institucione dhe objekte mbajnë emrin e tij sepse në këtë mënyrë kujtimi i veprës së tij ruhet në kujtesën kolektive të brezave. Me angazhimin e tij personal në disa fusha (kishetare, arsimore, letrare) ai është i denjë jo vetëm për popullin maqedonas por edhe për të gjitha kombet që përdorin alfabetin cilirik. Fjalët e shën Klimentin synonin fisnikërimin etnik të sjelljes njerëzore. Ai kërkoi ,,me përulësi dhe johiprokizi, me dashuri të vërtetë të respektojmë njëri tjetrin''. Me vendim të Kuvendit të vitit 2007, 8 dhjetori është shpallur festë shtetërore për të gjithë qytetarët.
