3

DELEGACIONI I ARKIVit SHTETËROR NË TIRANË ME RASTIN E 75 VJETORIT TË FORMIMIT TË ARKIVIT të Shqipërisë

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, m-r. Hrista Najdanov, zëvendësdrejtori dr. Muzafer Bislimi dhe këshilltari shtetëror për organizim dhe përpunim të materialit arkivor, doc.d-r Adnan Sherif, mori pjesë në një aktivitet me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Drejtorisë Kryesore të Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë në Tiranë.

Në margjinat e aktivitetit zyrtar u zhvillua takimi i drejtorit m-r. Hrista Najdanov me drejtorin e Drejtorisë Kryesore të Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë z. Ardit Bido, gjatë së cilës u diskutua për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy arkivave. Gjatë bisedës, të dy shkëmbyen mendime për promovimin e veprimtarisë arkivore. Në takim z. Ardit Bido i bëri ftesë z. Hrista Najdanov për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Arkivave, e cila do të mbahet në datat 8 dhe 9 qershor në qytetin e Elbasanit.

4 3
5
2 2
1 1

Postimet e fundit