Arkivi Shtetëror mori donacion nga kompania “Alkaloid”, e cila në kuadër të programit të saj të përgjegjësisë shoqërore korporative i dhuroi institucionit një makinë “Shkoda Rapid”. Ky donacion do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e efikasitetit dhe mobilitetit të punonjësve në Arkiv në kryerjen e detyrave të punës në terren.
Drejtor i Arkivit Shtetëror, dr. Natasha Kotllar Trajkova, falnderoi për makinën e dhuruar nga ''Alkaloid'' dhe theksoi se ky donacion konfirmon edhe një herë përkushtimin afatgjatë të udhëheqësisë të kompanisë ndaj inciativave dhe vlerave me përgjegësi shoqërore. Mbështetja e institucioneve shtetërore dhe projekteve me interes kombëtar është gjithmonë e mirseardhur.