Arkivi Shtetëror shpall thirrje për mbledhjen e propozimeve për publikim për vitin 2025.
Publikimi i materialit arkivor dhe i burimeve shkencore-informative është funksion i rëndësishëm i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, Arkivi fokusohet në botimin e materialeve arkivore të rëndësishme për historinë e popullit maqedonas dhe të Maqedonisë. Në kuadër të veprimtarisë botuese botohen botime ,,për një rreth më të gjerë të puntorëve shkencor dhe studiuesish, me qëllim plotësimin e nevojave nga riprodhimi ibesueshëmi origjinalit, por edhe për qartësi dhe kuptueshmëri të tekstit” këto janë kritere që konsiderohen përgjegjësisht të pranuara në botë.
I Udhëzime për paraqitjen e propozimeve
1. Komisioni i Botimeve merr në konsideratë llojet e mëposhtme të botimeve:
- monografi, domethënë botime të recenzuara që janë gjithëpërfshirëse
trajtojnë një ngjarje, problem, pyetje, temë ose person nga historia e Maqedonisë;
- përmbledhje e dokumenteve;
- botime profesionale dhe periodike në fushën e arkivistikës dhe
- lloje tjera të botimeve të renditura në nenin 2 të Rregullores për botim në Arkivin Shtetëror.
2. Përmbajtja e propozimit
- është e nevojshme të plotësohet Formulari për propozime për publikim i publikuar në thirrjen në format Word në web faqen arhiv.mk. Formulari duhet të dërgohet në formë të skanuar dhe të nënshkruhet nga autorët dhe duhet të tregohen vitet e fundit të materialit që do të publikohet. Në lidhje me vëllimin e përafërt të materialit, tregoni numrin e skedave të së drejtës së autorit në mënyrë që 1 skedë e të drejtës së autorit të korrespondojë me 30,000 karaktere me hapësirë midis fjalëve;
- nëse dorëshkrimi është gati, mund të dërgohet së bashku me Formularin
3. Afati për dorëzimin e propozimeve
Afati për dorëzimin e propozimeve për publikim është deri 22 nëntor 2024 Propozimet e marra para dhe pas afatit nuk do të paraqiten për shqyrtim nga Komisioni për veprimtarinë botuese.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë propozimet që kanë rëndësi prioritare për Arkivin Shtetëror; a Komisioni për veprimtarinë botuese.
4. Informacion shtesë
- Autori/autorët (redaktori/redaktorët) i paraqesin propozim për botim Komisionit të Veprimtarisë Botuese pranë Arkivit Shtetëror. Autorët që kanë pasur dorëshkrime të shtypura për botim në Arkivin Shtetëror në vitin e kaluar, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në thirrjen për botim;в;
- Komisioni i Veprimtarisë Botuese pranë Arkivit Shtetëror shqyrton propozimet e paraqitura dhe Programi për Veprimtarinë Botuese realizohet nga drejtori i Arkivit Shtetëror.
- autorët që kanë paraqitur propozime për botim njoftohen me shkrim për pranimin ose refuzimin e dorëshkrimeve të tyre jo më vonë se data 15 dhjetor 2024. Afati kohor për përgatitjen e botimit që do të pranohet është deri më 30 mars 2024..
- Arkivi Shtetëror përcakton dy recensues për çdo dorëshkrim të pranuar. Pas dorëzimit të dorëshkrimit dhe marrjes së një vlerësimi pozitiv për të, Arkivi Shtetëror lidh një marrëveshje me autorët dhe vendos nëse botimi do të botohet vetëm në formë të shtypur, vetëm në formë elektronike ose si në formë të shtypur ashtu edhe elektronike.
II Udhëzime për krijimin e publikimit
1. Punimet gjatë përgatitjes duhet të bëhen në mënyrë elektronike me mbështetje maqedonase në një nga programet MS Word, të regjistruara në formatin e dokumentit (**.doc). Përdorimi i fontit Times New Roman është i detyrueshëm. Në tekst, madhësia e shkronjave është 12 pikë, dhe hapësira është 1.5. Në fusnota, madhësia e shkronjave është 10 pikë, dhe hapësira është më e vogla (single). Nëse punimi nuk redaktohet sipas udhëzimeve, ai nuk do të pranohet, lejohet vetëm një tekst krejtësisht i rregulluar në Word për përpunim të mëtejshëm në arkiv.
2. Nëse gjatë përgatitjes së publikimit përdoret material në gjuhë të huaj, autori/redaktori është i obliguar ta dorëzojë botimin e përkthyer në gjuhën maqedonase, ku shpenzimet e përkthimit i bartë autori/redaktori;
3. Nëse në përgatitjen e publikimit përdoret materiali arkivor që nuk është i dorlzuar në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, autori/redaktori është i obliguar që një kopje në formë elektronike ose të shtypur ta dorëzojë në Arkivin Shtetëror.
Autori, përkatësisht redaktori, dorëshkrimin ia dorëzon Komisionit në mënyrë të shkruar siç duhet (fusnota të bëra, shënime, fotografi, regjistra të emrave personal, regjistra të termave gjeografikë, shkurtesa, etj.), në mënyrë të shtypur ose elektronike me mbështetjen maqedonase. , brenda afatit të caktuar në thirrjen për publikim.
IV. Paraqitja e propozimeve
Formularët e publikimit në formë të skanuar duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme:
Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- për Komisionin e Veprimtarisë Botuese
Kej "Dimitar Vllahov" nr. 19
1000 Shkup
Ose në formë elektronike në e-mail adresën e mëposhtme: publikuvanje@arhiv.gov.mk.
Në linkun e gjeni Rregulloren për publikim: Rregullore-për-publikim-në-Arkivin-Shtetëror.pdf (arhiv.mk)