Arkivi Shtetëror, si një organizatë administrative e themeluar për kryerjen e punëve që lidhen me rruajtjen dhe mbrojtjen e materialeve arkivore që disponon Republika e Maqedonisë së Veriut, rregullimin dhe përpunimin e materialeve arkivore dhe realizimin e hulumtimeve arkivore, mundohet të mbajë një komunikim të rregullt dhe të frytshëm me Qeverinë.
Për këtë qëllim, sot, në një vizitë pune në Arkivin Shtetëror, ishte Zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Ljupço Dimovski, i cili zhvilloi një takim pune me drejtoreshën, Dr. Natasha Kotlar-Trajkova. Gjatë bisedës, drejtoresha e informoi Zëvendëskryeministrin për gjendjen aktuale të institucionit, për objektivat e përcaktuara për vitin dhe realizimin e tyre.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për zgjidhjen e sfidës për sigurimin e një objekti të përshtatshëm për institucionin, i cili do të plotësojë standardet arkivore. Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Dimovski pati mundësinë të takohet gjithashtu me disa nga profesionistët e arkivave, të njihet me kushtet e punës dhe gjendjen në pjesën e mbrojtjes së materialeve arkivore – depove.
Udhëheqësia e Arkivit Shtetëror, në drejtim të promovimit të nevojave të Arkivit dhe punonjësve të arkivave, do të mbajë një marrëdhënie partnere dhe komunikim të rregullt me pushtetin ekzekutiv.





