Dita Ndërkombëtare e Arkivave – 9 qershori, festohet çdo vit për të përkujtuar themelimin e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave (ICA) në vitin 1948, nën kujdesin e UNESCO-s. Motoja e Javës Ndërkombëtare të Arkivave, e cila këtë vit zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor 2025, është ArchivesAreAccessible – Archives for Everyone(Arkivat janëtë aksesshme – Arkiva për të gjithë!),
Kjo temë, e përzgjedhur përmes një ankete globale me më shumë se 300 profesionistë, nxjerr në pah rolin kyç të qasjes në punën arkivore. Qëllimi është të stimulohet reflektimi dhe veprimi mbi hapjen e arkivave për të gjitha komunitetet, pavarësisht nga vendndodhja, aftësia apo përkatësia e tyre. Komuniteti arkivor global po përqendrohet në çështjen e qasje të dokumenteve arkivore dhe shërbimeve për të gjithë qytetarët – pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror, arsimi, mosha, etnia apo aftësitë fizike. Motoja thekson rolin e arkivave si një e mirë publike dhe një mjet demokratik që mundëson transparencën, llogaridhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Arkivi Shtetëror po merr pjesë në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Arkivave dhe Javës Ndërkombëtare të Arkivave me edukim intensiv arkivor për studentët, mbështet vlerat e hapjes, profesionalizmit dhe shërbimit ndaj publikut, dhe vazhdon misionin e tij - ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurimin e qasjes në trashëgiminë arkivore të shtetit.
