Një delegacion i Arkivit Shtetëror, i përbërë nga: drejtori, m-r. Dimitar Bogeski, udhëheqësja e Sektorit për Kërkime, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Vendor dhe Publikim të Materialit Arkivor, Svetllana Usprtsova, dhe udhëheqësi i Njësisë rajonal të Manastirit, Goce Stojanovski, morën pjesë në një pritje ceremoniale të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë dhe 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Arkivi Shtetëror shpreh urimet më të sinqerta me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë, me urime për prosperitet të mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
Në fjalimin e saj, ambasadorja SH.S. Adela Monika Aksinte theksoi rëndësinë e miqësisë shumëvjeçare midis dy vendeve, duke theksuar solidaritetin dhe mbështetjen që Rumania i ofron Maqedonisë në procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësinë e vlerave të përbashkëta dhe stabilitetit rajonal.
Eventi u organizua nga Ambasada e Rumanisë, e udhëhequr nga Ambasadorja Sh.S. Adela Monika Aksinte, përfaqësonte një mundësi për të zhvilluar dhe promovuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
Arkivi Shtetëror vazhdon të ndërtojë partneritete me institucione përkatëse dhe misione diplomatike, me qëllim promovimin e aktiviteteve arkivore dhe afirmimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.



