Arkivi Shtetëror sot ishte mikpritës i nxënësve të vitit të III-të, profili administrator, nga SHMQSH “Shaip Jusufi” i Komunës së Shutkës, të cilët morën pjesë në një trajnim për punë kancelarie dhe arkivistike, të shoqëruar nga profesorja Ivona Jakimovska. Në vizitë në Arkivin Shtetëror ishte edhe m-r Elizabeta J. Radanoviq, këshilltare për sektorin e ekonomisë, drejtësisë dhe tregtisë në Qendrën për Zhvillim të Arsimit Profesional, institucion që mundësoi certifikimin e 19 të punësuarve si edukatorë të Arkivit gjatë vitit 2025.
Në emër të drejtorit të Arkivit Shtetëror, m-r Dimitar Bogeski, mirëseardhjen për nxënësit në institucion ua shprehën edukatorët arkivorë, të punësuar në Arkiv. Gjatë takimit me nxënësit, ata theksuan se do t’i mbështesin gjatë procesit të tyre arsimor përmes trajnimeve praktike dhe komunikimit të vazhdueshëm.
Boban Trajçevski nga Sektori për Mbikëqyrje Inspektuese, Mbikëqyrje Profesionale dhe Ndihmë për Poseduesit, ishte realizuesi i trajnimit, përmbajtjet e të cilit plotësojnë aftësitë e nxënësve. Në fund të trajnimit, nxënësit e pranishëm patën mundësinë të plotësonin një pyetësor anonim, përmes të cilit shprehën mendimet e tyre për përmbajtjet dhe metodat e përdorura gjatë prezantimit. Këshilltarja nga QZHA (CRSO), m-r Elizabeta J. Radanoviq, shprehu fjalë miradije për organizimin e trajnimit dhe për edukimin arkivor në përgjithësi. Edukatorët e Arkivit theksuan se edhe në periudhën e ardhshme ky proces do të vazhdojë, me qëllim që të përfshihen sa më shumë zbatime praktike të njohurive teorike për nxënësit e interesuar.
Arkivi Shtetëror, si një institucion shoqërisht i përgjegjshëm, do të jetë gjithmonë i hapur për nxënësit dhe studentët me qëllim që ata të fitojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre, si dhe të zhvillojnë aftësi që do t’u shërbejnë në të ardhmen.




