WhatsApp Image 2025-12-24 at 12.58.13

Takim pune në Arkivin Shtetëror me deputeten Velika Stojkova-Serafimovska

Në Arkivin Shtetëror u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit, mr. Dimitar Bogeski, dhe deputetes Velika Stojkova-Serafimovska, anëtare e Komisionit për Kulturë dhe pjesë e kolektivit të INP Instituti i Folklorit ‘Marko Cepenkov’.

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Arkivit Shtetëror dhe Institutit të Folklorit, me ç’rast u shqyrtuan çështjet që lidhen me avancimin e veprimtarisë arkivore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore arkivore dhe forcimin e mbështetjes institucionale në fushën e kulturës.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e dialogut dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e mëtejshëm të të dy institucioneve.

WhatsApp Image 2025 12 24 at 12.58.13

Postimet e fundit