Директор сител

DREJTORI I ARKIVIT SHTETËROR MR. DIMITAR BOGESKI, I FTUAR NË EMISIONIN ,,TEMA E DITËS'' NË EDICIONIN INFORMATIV TË SITEL

Bogeski: I vërejtëm problemet në Arkiv, po ecim përpara me hapa të fuqishëm

Në edicionin e djeshëm të Dnevnik të Sitel TV, drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski ishte i ftuar në ,,Tema e dites'' ku foli për punën dhe veprimtarinë e institucionit. Ai theksoi se në dhjetë vitet e fundit niveli i punës ka qenë i ulur, kryesisht për shkak se personat që kanë qenë në pozita menaxhuese nuk kanë qenë mjaftueshëm profesionalë dhe nuk kanë arritur të përshtaten me mjedisin, por mandatin e kanë filluar formalisht, etëm për të qenë në ato pozita.

,,Është mirë që tashmë i kemi indentifukuar problemet e caktuara dhe kemi nisur me hapa të fuqishëm përpara për t'i korigjuar, për çka edhe ju vetë jeni dëshmitarë, siç e përmendët në fillim, se po bëhemi gjithnjë e më të qasshëm për publikun. Njerëzi gjithnjë e më shumë po mund të shohin se ekzistojmë, ndërsa tani detyra jonë është t'u shpjegojmë çfarë posedojmë, për t'i nxitur të vijnë dhe të hulumtojnë'', tha Bogeski

Drejtori u bëri thirrje personave privatë që posedojnë materiaë të rëndësishëm arkivor ta dorëzojnë në hapësirat e Arkivit, duke theksuar se kjo është i vetmi institucion ku dokumente të tilla duhet të sistemohen.

,,Kur bëhet fjalë për koleksionet private, përkatësisht materialin arkivor privat nga personalitete apo institucione të rëndësishme, është e vërtetë se një pjesl e tyre ndodhen te persona privatë. Ne, si Arkiv Shtetëror, disa herë në vit u drejtojmë thirrje atyre personave. Kemi formuar edhe një komision i cili në përputhje me rregulloret e punës, është i ngarkuar të gjejë këtë lloj dokumentavcinoni, të vendosë kontakt me pronarët privatë dhe në bazë të blerjes, dhuratës apo një lloj tjetër marrëveshjeje, ta grumbullojë materialin në Arkiv. Me vetë dorëzimin, ne marrim përgjegjësi për dokumentet dhe përmes njësive dhe sektoreve tanë punojmë në përpunimin dhe publikimin e tyre'', theksoi Bogeski.

сител 1

Тема на денот со Димитар Богоески, директор на Државниот Архив – YouTube

Postimet e fundit