269976176_231870389104538_1448493345554392498_n

Thirrje për dorëzimin e teksteve për revistën „Arkivisti Maqedonas“ nr. 39-40

Arkivi Shtetëror shpall thirrje për dorëzimin e teksteve (kontributeve) për numrin e ri dypjesësh të revistës ndërkombëtare shkencore „Arkivisti Maqedonas“ nr. 39-40, në të cilin publikohen punime nga teoria dhe praktika arkivore, teoria dhe metodika e studimit dhe përdorimit të burimeve historike të shkruara (dokumenteve), punime nga arsimi arkivor, prezantime të fondeve arkivore nga Arkivi Shtetëror dhe arkiva të tjera, kontribute, materiale, kronika, udhëtime, kujtime, kritika, biografi, recensione, paraqitje, njoftime në përgatitjen ose vlerësimin e të cilave është përdorur dokumentacion arkivor.

Ky numër dypjesh do të publikohet në vitin 2026.

Punimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën maqedonase ose në një nga gjuhët botërore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht). Abstrakti duhet të jetë i shkruar në gjuhën angleze nëse punimi është shkruar në gjuhën maqedonase; nëse punimi është shkruar në një nga gjuhët botërore, abstrakti duhet të jetë në gjuhën maqedonase.

Bashkë me tekstin, është e nevojshme të dorëzohet një biografi e shkurtër e autorit dhe një deklaratë e nënshkruar dhe e skanuar për autorësinë.

Bordi redaktues i revistës „Arkivisti Maqedonas“ ju fton të dorëzoni punimet tuaja në adresën elektronike makedonski.arhivist@arhiv.gov.mk jo më vonë se 12 qershor 2026. Afati i dhënë duhet të respektohet nga autorët, ndërsa Bordi redaktues do t’i njoftojë deri më 26 јуни 2026 гlidhur me pranimim e punimit të dorëzuar dhe për çdo punim të pranuar do të caktojë recensues, I cili në mënyrë anonime do ta recenzojë.

Gjatë shkrimit të punimit duhet të zbatohen udhëzimet nga Udhëzuesi për përgatitjen e teksteve në revistën “Arkivisti i Maqedonisë”, të cilën mund ta gjeni në webfaqen e Arkivit Shtetëror.

Autorët e interesuar për informata shtesë dhe konsultime mund të kontaktojnë në adresën elektronike makedonski.arkivist@arhiv.gov.mk

0007 page 0001
0007 page 0002

Postimet e fundit