718483358_1301820158776217_4767747957437967671_n

Arkivi Shtetëror shënon Javën e Arkivave nën sloganin: "Arkivat për drejtësi: Arkivat si një forcë aktive për drejtësinë, kujtesën dhe të ardhmen."

Dita Ndërkombëtare e Arkivave – 9 Qershori, shënohet çdo vit në nder të themelimit të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave (ICA) në vitin 1948, nën patronazhin e UNESCO-s.

Këtë vit, Java e Arkivave mbahet nga 8 deri më 12 qershor dhe vë në pah rëndësinë e arkivave si faktorë aktivë në ruajtjen e kujtesës kolektive, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e së ardhmes.

Motoja e sivjetme thekson nevojën që arkivat të jenë të hapura, të qasshme dhe të lidhura ngushtë me komunitetin, duke dëshmuar se ato nuk janë vetëm ruajtëse të së kaluarës, por edhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore.

Me rastin e Javës së Arkivave, Arkivi Shtetëror organizon një sërë aktivitetesh kushtuar promovimit të trashëgimisë arkivore.
Më 9 qershor, në Tetovë do të organizohen promovimi i një libri dhe një ekspozite kushtuar periudhës osmane në Maqedoni, ndërsa më 10 qershor, në Kumanovë do të promovohet botimi jubilar „Arkivi Shtetëror – shtyllë e identitetit maqedonas“, i shoqëruar me një ekspozitë me rastin e jubileut të Arkivit Shtetëror.

718483358 1301820158776217 4767747957437967671 n 1

Postimet e fundit