Drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, sot zhvilloi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për Mbajtjen e Librave Amzë, Faton Fazliu, dhe drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Nakil Fetai.
Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët, ku u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me kompetencat e institucioneve, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm me qëllim të zbatimit më efikas të obligimeve ligjore.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të përmirësimit të shërbimeve publike dhe mbrojtjes së dokumentacionit dhe të dhënave personale.
