Arkivi Shtetëror e drejton veprimatrinë e tij botuese drejt mbështjetjes së veprave që me përmajtjen e tyre hapin sfida të reja kërkimore shkencore për studiuesit dhe historianët. Ndër botimet e fundit të Arkivit Shtetëror i cili u botua së fundi vepra ,,Dokumente greke për historinë e Maqedonisë osmane ( fundi i shek XIX dhe fillimi i shek. XX)'' nga prof. dr. Dimitar Llorovski. Ky koleksion dokumentesh është një shtesë e gamës së gjerë të dokumentacionit të huaj të botuar të përkthyer në maqedonisht për historinë e Maqedonisë.
Nëpërmjet 121 dokumenteve të mbledhura në kolekcion, lexuesit do të kenë mundësinë të njihen me mozaikun kompleks të marrëdhënieve social-ekonomike , social-politike, fetare-arsimore që ekzistonin në periudhën e treguar në Perandorinë Osmane, përfshirë Maqedoninë Osmane. Raportet e shumta të diplomatëve grekë dhe përfaqësuesëve kombëtarë të transmetuar në përmbëedhje thonë se në popullatën maqedonase mbizotëronte vetëdija për përkatësinë fetare, ndjenja e indetitetit lokal dhe lidhja me shtëpinë dhe familjen. Në mënyrë të pashmangshme, vepra përmban të dhëna për propagandën e organizuar të vendeve fqinje ndaj Maqedonisë osmane.
Dokumentet e kanë origjinën nga arkivat e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, më pas nga Arkivi Shtetëror i Greqisë, nga muzetë dhe biblotekat greke, ndaj koleksioni me vlerën e tij shkencore meriton të jetë pjesë e biblotekave të studjuesëve dhe historidashësit.
