pokana-70-GODINI_Arhiv-Bitola_1-1

FESTIMI I 70 VJETORIT TË ARKIVIT SHTETËROR TË MANastirit

Arkivi Shtetëror i Manastirit shënon shtatë dekada punë të përkushtuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së pasur historike. Për shënimin e përvjetorit në bashkëpunim me EUROPE HOUSE Manastir, në Shtëpinë e Oficerëve - Manastir do të mbahen një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh.

Rendi i ditës:

  1. 11.45 – Pritje; deklaratë për mediat
  2. 12.00 – Fjalë hyrëse nga përfaqësuesit e ASHRMV
  3. 12.15 – Promovimi i monografisë "KRONOTOPI I ARKIVIT MANASTIRIT: 70 VJET ARKIVI I MANASTIRIT" dhe diskutim me autorët
  4. 12.45 – Forumi i arkivit
  5. 13.00 – Koktej

Në monografinë jubilare trajtohen për herë të parë në mënyrë analitike dhe diskursive shtyllat bazë të veprimtarisë arkivore si dhe përvojat e rëndësishme të morisë së punëtorëve arkivorë që punuan në institucion, nga vitet 1950 e deri më sot. Publiku do të ketë mundësinë të mësojë mbi zhvillimin e veprimtarisë arkivore, veprimtarinë kërkimore-shkencore, funksionin përkujtimor të arkivit dhe parimet për mbrojtjen e materialit arkivorë - të fiksuara përmes përvojave të fundit të dixhitalizimit të trashëgimisë arkivore të fondit "Vëllezërit Manaki".

Në Forumin e Arkivave, ne duam t'i ftojmë mysafirët dhe audiencën në një diskutim të thellë rreth rolit të arkivave në komunitete dhe rëndësisë për historinë dhe kulturën lokale. Organizatorët e manifestimit vënë theks të veçantë në aspektin e përvojave dhe praktikës së arkivistëve në veprimtarinë arkivore, në prizmin e të cilit do të shqyrtohen të gjitha temat e përmendura.

Ngjarja është veçanërisht e rëndësishme për aktorët shoqërorë në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit: profesionistë dhe arkivistë, përfaqësues të institucioneve përkatëse, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, arsimtarë, studentë, nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të kulturës dhe shoqërisë civile, përfaqësues të Komunës së Manastirit dhe vetëqeverisja lokale, historianë vendas dhe përfaqësues të mediave.

Për më shumë detaje rreth ngjarjes, na ndiqni në rrjetet sociale https://www.facebook.com/drzhavenarhivbitola

I njoftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se ngjarja do të jetë në gjuhën maqedonase.

pokana 70 GODINI Arhiv Bitola 1 1

Postimet e fundit