1

PRESIDENTI PENDAROVSKI VIZITON ARKIVIN SHTETËROR - NJËSIA E SHTIPIT

Gjatë vizitës së tij në Shtip, presidenti Stevo Pendarovski vizitoi edhe Arkivin Shtetëror - Njësia e Shtip. Ai u njoh me kushtet, strukturën dhe funksionimin e Arkivit

Udhëheqësi në Shtip, Delço Trajkov presidentit Stevo Pendarovski i prezantoi disa dokumente të rralla të rëndësishme për historinë tonë, të cilat janë në pronësi të Njësisë të Shtipit,siç janë: dy dëftesa të nënshkruara nga Goce Dellçev në shkollën e Novo Sello, lutja për regjistrim në Fakultetin filozofik të heroit kombëtar Vanço Prçe, diplomë e mjekut- kirurgut të parë në Shtip, dokumente për pasuri ose tapi të Periudhës osmane, si dhe lajmin e parë radiofonikë për çlirimin e qytetit të Shtipit.

Përndryshe, Njësia e Arkivit shtetëror në Shtip disponon me 523 fonde dhe 22 përmbledhje të materialeve dhe dokumenteve të rëndësishme historike, nga të cilat më të vjetrat janë të vitit 1895.

1
2
3
4
5

Postimet e fundit