Përfaqësues të Arkivit shtetërore, së bashku me qindra arkivistë të tjerë nga e gjithë bota, morën pjesë në Konferencën e 31-të,,Dita ndërkombëtare e arkivave,, e cila u mbajt më 29 dhe 30 nëntor vitit 2021,me ndihm të platformës virtuale Zoom.Arkivi shtetëror në konferencë u përfaqësua nga drejtori dr. Emil Krsteski dhe Svetlana Usprcova, udhëheqëse e Njësisë për hulumtime, bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendor dhe publikim të materialit arkivorë. Konferencën e organizoi Instituti ndërkombëtar për arkivistikë nga Triesta dhe Maribori (International Institute for Archival Science of Trieste and Maribor - IIAS), Arkivi shtetëror në Triest, Agjencia Sllovene e kërkimeve dhe Departamenti i arkivistikës në Universitetin Alma Mater Europeana.

Pjesëmarrësit e konferencës ishin përfaqësues nga njëzet vende (Sllovenia, Italia, Kroacia, Malta, Rusia, India, Finlanda, Polonia, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Omani, Republika Çeke, Rumania, Bjellorusia, Austria, Kazakistani, Gjermania, Serbia, Ukraina, Spanja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut). Në hapjen e Konferencës së 31-të u drejtuan : dr. Peter Pavel Klasinc, drejtor i Institutit ndërkombëtar të arkivistikës nga Triesta dhe Maribori dhe përgjegjësi i Departamentit për arkivistikët në Alma Mater Europeana; znj. Xhuliana Barera, kryetare e Këshillit të anëtarëve të Institutit ndërkombëtar të arkivistikës dhe përfaqësuese e Drejtorisë së përgjithshme të arkivave në Ministrinë e të mirave kulturore në Itali; znj. Gracija Tatu, zëvendës drejtore e Institutit ndërkombëtar të arkivistikës dhe drejtore e Shkollës vjeshtore për arkivistikë;z.Diter Shlenker, drejtor i Arkivit historik të Bashkimit Evropian në Firence;dr. Çarls Faruxha, drejtor i Arkivit kombëtare të Maltës dhe kryetar i Degës Evropiane të këshillit ndërkombëtar të arkivave;z. Ludvik Toplak,kryetar i Alma Mater Europeana - Qendra Evropiane në Maribor; d-r Bojan Cvelfaer , drejtor i Arkivit të Republikës së Sllovenisë; z. Matej Muzheniç,kryetar i Shoqatës së arkivistëve të Sllovenisë, z. Mihail Larin, profesor në Universitetin e shkencave humane në Moskë, Rusi dhe z. Stanislav Rashçan, sekretar shtetëror, përgjegjës për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë e punëve të jashtme të Republikës së Sllovenisë.
Punimet e paraqitura trajtuan sfidat në menaxhimin e dokumenteve dixhitale (digitaly born record), nevojën për rritjen e disponueshmërisë online të arkivave dhe nevojën për të përgatitur arkivat për gjeneratën e re të studiuesve përmes krijimit të programeve dhe metodologjive të reja arsimore dhe përdorimit të teknologjisë së informatikës si mjet ndërveprimi midis arkivave dhe përdoruesve, dhe mediave sociale si një "derë virtuale" e arkivave që do të ndërtojnë imazhin e tyre modern. Më 29 nëntor, në kuadër të Konferencës u mbajt Asambleja e përgjithshme e 37-të e Institutit ndërkombëtar të arkistikës, ku u diskutua për pranimin e anëtarëve të rinj në Këshillin e Institutit dhe në periudhën nga 29 nëntori deri më 4 dhjetor 2021, si pjesë e Konferencës kushtuar arkivistëve të rinj, mbahet e 15-ta Shkolla vjeshtore për arkivistik, organizuar nga Instituti ndërkombëtar i arkivistikës nga Triesta dhe Maribori dhe Arkivi shtetëror në Trieste Të gjitha punimet e paraqitura në konferencë do të botohen në ,,Atlanti,, revistë e Institutit ndërkombëtar për arkivistik nga Triesta dhe Maribori, e cila është botuar vazhdimisht që nga viti 1991.
Versioni elektronik i kësaj reviste gjendet në http://www.iias-trieste-maribor.eu dhe artikujt janë të shkruar në anglisht, italisht dhe slloven.