Në vizitë zyrtare sot në Komunën e Bogovinës ishte zv. drejtori i Arkivit Shtetëror të RMV, prof. dr. Muzafer Bislimi. Me kryetarin Besnik Emshiu u diskutua për bashkëpunimin mes dy institucioneve në shumë lëmi. U dakordua që Arkivi Shtetëror të jep asistencën e tij për rregullimin dhe sistemimin e dokumentacionit arkivor që krijon Komuna e Bogovinës i cili pas skadimit të afatit ligjor si i rregulluar dhe sistemuar ti dorëzohet Arkivit Shtetëror - Njësisë rajonale Tetovë për ruajtje të mëtutjeshme.

U diskutan edhe mundësitë për projekte të përbashkëta sa i përket ruajtjes së dokumentacionit arkivor, botimeve të përbashkëta, ekspozitave me dokumente etj. Zv. drejtori Bislimi kryetarit të Komunës së Bogovinës i dhuroi edhe botimet më të reja të Arkivit Shtetëror, respektivisht Dokumente osmane, regjistra te popullsisë nga viti 1831/32 ku janë të perfshira edhe vendbanimet e Komunës së Bogovinës
Zv. drejtori në fund pas faleminderimit për mikpritjen ftoi kryetarin e Komunës së Bogovinës që të vizitojë Arkivin Shtetëror të RMV në Shkup ku do të finalizojnë projektet konkrete.