Qendra Ndërkombëtare për kërkimin arkivor ( ICARUS) mbajti Konventën e saj të 28-të në Paris, e cila filloi më 23 maj dhe zgjati deri më 25 maj të vitit 2022. ICARUS ( International Center for Archival Research) është organizatë arkivore ndërkombëtare që përfshin rreth 180 institucione që punojnë në mbrojtjen e dokumenteve arkivore, ofrojnë qasje në këto dokumente dhe organizojnë edukimin arkivistik. Anëtarët e ICARUS janë kryesisht nga Evropa, por ka edhe përfaqësues nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Tema kryesore e kësaj Konvente ishte ‘‘ Arkivat private dhe publike në shek 21’’, ndërsa përfaqësues i Arkivit Shtetëror ishte drejtori dr. Emil Krsteski. Në këtë Konventë të drejtuar nga dr. Tomas Aigner, presidenti i ICARUS, vëmendje e veçantë iu kushtua proceseve që lidhen me arkivistikën si pjesë e shkencës historike dhe zhvillimit të saj, si dhe ndërveprimit ndërmjet arkivave publike dhe private, statusit të tyre juridik, dhe mbrojtjes së dokumenteve si dhe digjitalizimit të tyre. Kjo Konventë është e para gjithsej nga dy në vit dhe për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 , e cila mbahet me mundësinë e pjesëmarrjes fizike në event, por gjithashtu mundet të ndiqet edhe on-line.


Konventa u mbajt në qendrën e konferencës - Campus Condorset në Paris- Aubervilliers, dhe u organizua nga Institut de Recherche et d’Histoire des Textes (CNRS), në mbështetjen e Ministrisë Franceze të Kulturës dhe Arkivit Kombëtar Francez.



Në Konventën morën pjesë 78 përfaqësues nga 24 vende, duke përfshirë Belgjikën Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Sërbinë, Kroacinë, Rumaninë, Kosovën, Norvegjinë, Maltën, Estoninë, SHBA-në, Republikën e Maqedonisë së Veriut etj. Temat e tjera të diskutuara në Konventën ishin tema të rëndësishme për arkivimin, me theks të veçantë në ndërveprimin midis arkivave publike dhe private, statusin e tyre ligjor, mbrojtjen e dokumenteve dhe digjitalizimin e tyre. Veçanërisht interesante ishin diskutimet se si ndryshimet sociale në epokën digjitale ndikojnë në strukturat arkivore, metodat e kërkimit dhe punën me dokumentet historike dhe anasjelltas. Dokumentet arkivore nga epoka digjitale kërkojnë metoda të reja kërkimore (digjitale) dhe materiali arkivor ka një lloj krejtësisht të ri përdoruesish që nuk kanë një arsim specifik. Duke përshtatur avantazhet teknologjike të kohës digjitale me nevojat e ndryshme të kësaj audience të re, këto komunitete kërkimore mund të eksplorohen, shërbehen, aktivizohen dhe zgjerohen në mënyrën specifike. Konferenca ofroi qasje të ndryshme për çështjet aktuale në arkiva, por gjithashtu prezantoi një sërë aktivitetesh të projektit që përfshijnë arkivat.