293423569_355418030083106_8103529203658358204_n

SUKCESIONI I MATERIALIT ARKIVOR NGA ISH RSF-JUGOSLLAVIA NJË NGA PRIORITETET E ARKIVIT SHTETËROR

Arkivi Shtetëror si institucion përgjegjës për mbledhjen dhe evidentimin e materialit arkivor për historinë e shtetit, bashkëpunon me arkivat shtetërore të mbetura nga shtetet- sukcesore të ish RFSJ-së, me qëllim të zbatimit të mëtejshëm të Aneksit D të Marëveshjes për sukcesion (të nënshkruar me 29 qershor të vitit 2001 në Vjenë, e miratuar në vitin 2004), e cila rregullon çështjen e sukcesionit të materialit arkivor. Me këtë qëllim dr.Emil Ksteski drejtor i Arkivit Shtetëror dhe përfaqësues zyrtar për Aneksin D të Komitetit të përbashkët për sukcesion të arkivave, më 11 korrik në Ljubjanë, pati dy takime të ndara bilaterale me dr. Dinko Çutura, drejtor i Arkivit Shtetëror të Kroacisë, dhe dr. Bojan Cvelfar, drejtor i Arkivit të Republikës së Sllovenisë, në të cilën u diskutua për të siguruar kushte për mbajtjen e rregullt të takimeve të përfaqësuesve për zbatimin e Aneksit D dhe për të mundësuar qasje dhe përdorimin e materialit arkivor nga të gjitha vendet sukcesore, e cila është në përputhje me Nenin 7 të Aneksit D i cili të gjitha vendeve sukcesore u garanton qasje të lirë dhe të papenguar në materialet e përbashkëta arkivore nga ish RSFJ, që përfshinë periudhën nga 1 dhejtori i vitit 1918 deri më 30 qershor të vitit 1991 dhe të gjitha arkivat shtetërore - sukcesorë të RSFJ- së të punojnë për përgaditjen e një projekti të përbashkët për digjitalizimin e materialit arkivor nga ish RSFJ.

Gjatë takimeve në Arkivin Shtetëror Kroat dhe Arkivin e Republikës së Sllovenisë, përveç çështjes së sukcesionit së "arkivit shtetëror" të ish-Jugosllavisë, drejtorët diskutuan edhe për digjitalizimin e materialit arkivor, zgjidhjet softerike që janë përdorur në këtë proces si dhe janë shkëmbyer përvoja në fushën e legjislacionit arkivor dhe mënyra se si rregullohet shkarkimi i dokumenteve elektronike nga arkivat shtetërore. Në Ljubjanë, dr. Emil Krsteski pati mundësinë të shikojë objektin që po rinovohet dhe në të cilin do të vendoset Arkivi i Republikës së Sllovenisë nga viti 2024. Në takimet e punës në Zagreb dhe Ljubjanë morën pjesë edhe m-r Sasho Jankullovski këshilltar shtetëror dhe Svetllana Usprcova udhëheqëse sektori në Arkivin Shtetëror.

2 1

Postimet e fundit