Para 78 viteve, në këtë ditë shkupjanët e pritën lirinë, të cilën ua sollën Divizionet 42 dhe 50 Nacional Çlirimtarë të Ushtrisë së Maqedonisë dhe Brigada e 16 Maqedonase pas luftimeve të vështira disaditore me okupatorin fashist. Banorët e Shkupit ishin dëshmitarë të përleshjeve në rrugë, të cilat ndodhën në rrugën “Ilindenska” afër Postës kryesore, Shtëpisë së Oficerëve, Bankës Popullore dhe Stacionit të vjetër hekurudhor. Luftëtarët maqedonas e shpëtuan nga shpërthimi dhe shkatërrimi hidrocentralin “Matka”, si dhe disa objekte të tjera me rëndësi jetike dhe civilët e paarmatosur e mbrojtën me jetë Urën e Gurit nga shkatërrimi. Këto ngjarje janë skalitur në kujtimet e pjesëmarrësve në luftime përmes dëshmive dhe librave që paraqesin gëzimin e shkupjanëve kur pritën çlirimtarët në qendër të qytetit. Që nga ajo ditë historikisht më e rëndësishme për kryeqytetin tonë, ai ka evoluar vazhdimisht dhe ne jemi të detyruar të shprehim respektin tonë për luftëtarët që dhanë rininë e tyre për çlirimin e tij. Për Shkupin vdiqën mbi 420 heronj, të cilët nuk do të harrohen kurrë.
Urime festën e 13 Nëntorit – Ditën e Çlirimit të qytetit të Shkupit!
Bashkëngjitje:Tekste nga gazeta “Nova Makedonija” e 14.10.1944 dhe 13.10.1945.

