Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet ASHRMV dhe Arkivit Shtetëror Presidencial të Republikës së Turqisë një delegacion nga ASHMRV në përberje: prof. d-r Muzafer Bislimi - zv. Drejtor dhe doc. D-r Adnan Sherif, realizuan një qëndrim hulumtues-shkencor në Arkivin Osman në Stamboll. Hulumtimi u realizua gjatë periudhës prej 03.11. deri në 09.11. 2019. Gjatë periudhës së lartëpërmendur, dhe pas hulumtimeve të kujdesëshme në për fondet arkivore osmane për historinë e Maqedonisë, u vazhdua me sukses në kërkimin e materialeve arkivore osmane, shumë të vlefshme, nga shekulli i XIX-të, ku një vit më u sfhrytëzuan dhe u sollën Defterët e regjistrimit për vilajetin e Kosovës (Shkupit) dhe Manastirit të popullatës muslimane ndërsa këtë vit vetëm për popullatën ortodokse. Ky ishte rrumbullaksimi i qëndrimit dhe hulumtimit të mëparshëm, ku u sollën në ASHMRV më shumë se 40 deftere ose 4855 dokumente (ikona) në formë digjitale në formë të [ DVD. Me këtë hulumtim shkencor të realizuar nga ASHRMV, përveç që u përvetësua një pasuri e rradhës, materiale historike në depot e saj, njëkohësisht sigurohen mundësinë për të përfunduar botimet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nën sundimin Osman në shekullin XIX. Në të ardhmen, pas përkthimit nga osmanologët tanë të materialit të mësipërm dhe botimin e të njejtit, historianët tanë dhe të tjerë, do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të tyre të përkthyer në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Me këtë këto dokumente do të jenë të kapshme edhe për publikun më të gjerë të Maqedonisë së Veriut.
Assoc. dr. Adnan Sherif, Prof. dr. Muzafer Bislimi