profilnologoWEB

Qëndrim shkencoro - hulumtues në Republikën e Shqipërisë, i realizuar në periudhë prej 14-20 prill 2019

Në periudhën prej 14 – 20 prill 2019 është realizuar qëndrim shkencoro-hulumtues në Arkivin Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, Arkivin e Akademisë për studime albanologjike në Tiranë dhe në Institutin për histori të Shqipërisë nga këto persona: Dr. Muzafer Bislimi – zëvendës drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut Mr. Klimentina Ivanovska – udhëheqës i njësisë për rregullim dhe përpunim të materialit arkivor – periudha e re Mr. Irfete Ibraimi – këshilltar në Njësinë për hulumtim, shfrytëzim dhe publikim të materialit arkivor dhe marrëdhënie ndërkombëtare

Gjatë qëndrimit shkencoro-hulumtues, u realizua takim me drejtorin e Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë Dr. Ardit Bido, me të cilin u dakorduam për punën në arkiv, gjegjësisht për hulumtim të fondeve të cilat gjenden atje të cilat i referohen Maqedonisë për periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1944. I njejti material i ndarë nga fondet do të dorëzohet deri tek arkivi jonë, i inçizuar në CD, nga i cili mund të shfrytëzohet më vonë në qëllime shkencoro-hulumtuese.

Janë kontrolluar këto fonde:

  • 1. Qeveria e Republikës së Shqipërisë 1929-1942
  • 2. Ministria e punëve të jashtme 1920-1944
  • 3. Ministria e drejtësisë 1922-1945
  • 4. Ministria e financave 1923-1924
  • 5. Ministria e pronës 1941-1944
  • 6. Drejtoria e policisë 1940
  • 7. Drejtoria kryesore 1941
  • 8. Komiteti qëndror i PDSH – korrespondecë me Partinë komuniste Greke 1947-1991
  • 9. Komiteti i Kosovës 1918-1921
  • 10. Komisioni për civil, Kosovë, Strugë, Dibër 1941
  • 11. Komisioni për 25 vjet qeverisje 1914
  • 12. Arqipeshkvia e Durrësit 1930
  • 13. Perfektura e Dibrës 1913
  • 14. Shoqata Shipëtare në Stamboll 1921
  • 15. Komuna e Shipkovicës 1944
  • 16. Komuna e Zhelinës 1944
  • 17. Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni 1922
  • 18. Mitat Frashëri 1923-1924
  • 19. Jashar Erebara 1913-1929
  • 20. Kristo Dako 1919
  • 21. Bajram Curri 1921
  • 22. Luigj Gurakuqi 1920
  • 23. Haki Stërmilli 1944
  • 24. Fan Stilian Noli 1921
  • 25. Gjergj Fishta 1921

Gjithësej : 214 lëndë me 3637 fletë

Është realizuar takim me drejtorin e Arkivit të Akademisë për studime albanologjike në Tiranë, akademik Marenglen Verli, me cilin parimisht është rënë dakord bashkëpunim ndërkombëtar me projekt të përbashkët të të dy shteteve.

Mandej u realizua takim me drejtorin e Institutit të historisë së Republikës së Shqipërisë, akademik Beqir Meta, me të cilin shkëmbyem përvoja për punën e institucioneve.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...