Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me arkivin Historik të Pozharevcit, Republika e Sërbisë me 3 qershor (e hënë) 2019, në ora 12:00 në Kinotekën e Republikës së Maqedonsië së Veriut, do te hapë ekspozitën “Filmat që i donim (1947-1980)”.
Kjo ekspozitë është përgaditur nga arkivi Historik i Pozharevcit dhe përbëhet nga 64 panele, me përmasa (70cmx100cm), të cilat paraqesin 180 postera, përkatësisht fletushka filmash reklamuese dhe pëfaqëson një lloj homazhi në historinë e filmit jugosllav. Ajo përcjell zhvillimin e kinematografis vendore, në të atëhershmen RPF Jugosllavi, gjegjësisht RSF Jugosllavi, në periudhën midis viteve 1947 dhe 1980.
Me këtë ekspozitë të pazakontë prezentohet një koleksion i jashtëzakonshëm për kinematografinë jugosllave dhe filmat paraqiten kronologjikisht, duke mos i ndarë në zhanre, as në emra të autorëve, paraqiten edhe materiale filmike reklamuese të lidhura me filmat e luftës, dramat sociale dhe psikologjike, arritjes e prozës së ekranizuar, filmat për fëmijë, muzikalet, komeditë etj.
Autorët e ekspozitës janë: dr. Jasmina Nikoliq, drejtor i arkivit Historik të Pozharevcit dhe dr. Dragana Milloradoviq dhe z. Goran Mitiq, gjithashtu edhe të punësuarit e arkivit Historik të Pozharevcit.
Premiera e ekspozitës “Filmat që i duam (1947-1980)”, u shfaq në mars të vitit 2012 në Beograd, që atëherë është shfaqur në shumë vende të Republikës së Sërbisë dhe gjithmonë ka ngritur interes të madh.
Më 3 qershor 2019 kjo ekspozitë për herë të parë do të shfaqet jashtë Republikës së Sërbisë, dhe më tej do të shfaqet edhe nëpër shtetet e tjera, të dalura nga ish RFS Jugosllavia.
Ekspozita e lartëpërmendur do të pasurohet me një ekspozitë të titulluar “Kinematografia Maqedonase (1947-1991)”, e përgaditur nga ana e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kinotekës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila përbëhet nga 10 panele, me përmasa 70cmx100cm, në të cilën do të prezantohet materiali arkivor për produkcionin e filmit maqedonas në periudhën e përmendur, si dhe disa statistika për punën në kinematë e qytetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë hapjes së ekspozitës do të prezentohen segmentet e filmave më të rëndësishëm maqedonas dhe eksponate origjinale të lidhura me kinematografinë në Maqedoni dhe e njëjta do të jetë e hapur në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 3 deri 17 qershor 2019.
Në hapjen e ekspozitës do të flasin : z. Vlladimir Angellov, drejtor i Kinotekës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Jasmina Nikoliq, drejtor i arkivit Historik të Pozharevcit, z. Bojan Iliq, kryetar i Kuvendit të Qytetit të Pozharevcit dhe z. Kiril Petrov, drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.