Më 3 qershor ( e hënë) viti 2019, në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut u hap ekspozita ,,Filmat që i donim ( 1947-1980)” e pasuruar me ekspozitën me titull ,, Kinematografia Maqedonase ( 1947-1991)”.
Në fjalimin e tij para të pranishmit, drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut , z. Kiril Petrov, theksoi që kujtesa për trashëgimin dhe pasurinë e përbashkët kulturore ishte vetëm një nga sfidat për vendosjen e ekspozitës në vendin tonë. Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonsië së Veriut, sipas drejtorit Kiril Petrov, edhe këtë herë u komfirmua si kujdestar i arkës së thesarit kombëtar si dhe rrëfyes i besueshëm i historisë maqedonase, traditës dhe kulturës. Në rimbushje të ekspozitës ,, Filmat që i donim ( 1947-1980) ” u përdorën fonde arkivore nga Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut të tilla si ,,Komisioni për kinematografinë në Qeverinë e RMV”, ,,Shoqata e pavarur е autorëve të filmit dhe bashkëpunëtorëve të Maqedonisë së Veriut - Studio filmike-Shkup 1968/1975’’, fondi ,,Kinematë e Qytetit”, fondi ,,Sekretariati i Republikës për kulturë në Maqedoninë e Veriut” , fondi ,, Komiteti qëndor i bashkimit të komunistëve të Maqedonsië” dhe shumë të tjerë.
Drejtori Kiril Petrov shprehu shprehu mirënjohje për Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për thirrjen e pranuar për bashkëpunim, për të gjithë bashkëpunëtorët e përfshirë në përgaditjen e ekspozitës dhe organizimin e promovimit të ngjarjes, si dhe drejtoreshën e arkivit historik të Pozharevacit dr. Jasmina Nikoliq, e cila është një nga autoret e ekspozitës. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Sërbisë, E.T. znj. Dushanka Divjak - Tomiq.
Të njëjtën ditë në ambientet e Arkivit Shtetëror të republikës së Maqedonisë së Veriut, dy drejtorët nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim, i cili parasheh zbatimin e interesave të përbashkëta për promovimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe profesionit arkivor, punës shkencoro-kërkimore, vendosje dhe avansim të bashkëpunimit mes palëve nënshkruese, ogranizatave profesionale dhe arkivistike.
E para në të majtë znj. Dragana Miloradoviq bashkëautore e ekspozitës, i fundit në të djathtë dr. Muzafer Bislimi ud.zëvendës drejtor i arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut Pjesë nga ekspozita z. Kiril Petrov drejtor i arkivit Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Danço Çevrevski aktor i mirënjohur z. Vladimir Angelov drejtor i Kinotekës të Republikës së Maqedonisë së Veriut E.T. znj. Dushanka Divjak - Tomiq ambasadore e Republikës së Sërbisë z. Bojan Iliq kryetar i Kuvendit të qytetit të Pozhareqacit dr. Jasmina Nikoliq drejtor i arkivit Historik të Pozharevacit