EU

Takim i Grupit Evropian të Arkivave dhe Konferencë e Bordit Evropian të Arkivistëve Kombëtar (Helsinki – 19/20 shtator 2019)

Dr. Emil Krsteski, drejtor i Arkivit shtetëror, më 19 dhe 20 shtator me ftesë të z. Jusi Nurteva, drejtor i Arkivit kombëtar të Finlandës, mori pjesë në takimin e 27-të të Grupit Evropian të Arkivave dhe Konferencën e 40-të të Këshillit Evropian të arkivistëve kombëtar, që u mbajt në Helsinki, Finlandë.

Këto takime mbahen dy herë në vit, organizohen nga vendi udhëheqës me Bashkimin Evropian dhe në to marrin pjesë vetëm drejtorë të arkivave shtetërore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Dr. Emil Krsteski ishte përfaqësuesi i vetëm nga një vend që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, i cili ishte një privilegj i jashtëzakonshëm për Arkivin tonë, si dhe një mundësi për tu informuar me temat aktuale në arkivizmit në nivel Evropian, si dhe përvojat e Arkivave kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Temat kryesore të takimit të Grupit Evropian të Arkivave, si dhe të Konferencës së Këshillit Evropian të arkivistëve kombëtare ishin: digjitalizimi dhe rëndësia e zhvillimit teknologjik për avancimin e arkivizmit, si dhe nevoja për transparencë dhe hapje më të madhe të arkivave për qasje të papenguar nga ana e hulumtuesve vendas dhe të huaj.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje në Helsinki nga ana e dr. Emil Krsteski u shfrytëzua për të bërë një seri takimesh bilaterale me përfaqësuesit e arkivave kombëtare të Gjermanisë, Norvegjisë, Hollandës, Francës, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, si dhe me kryetarin e Degës Evropiane të Këshillit ndërkombëtar të Arkivave Dr. Çarls Faruxha, i cili është drejtor i Arkivit kombëtar të Maltës.

Gjatë takimeve, dr. Emil Krsteski gjithashtu vizitoi Arkivin kombëtar në Hamenlina, të ndërtuar sipas standardeve më të reja në arkivizëm dhe të pajisur me teknologjinë e fundit, i lëshuar në përdorim në vitin 2009.

Postimet e fundit