Arkivi i Shtetit po përgadit një publikim të përbashkët me Agjencinë Federale të Arkivave të Federatës Ruse mbi emigrimin rus në vendin tonë në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Kjo ishte një nga temat e takimit të Dr. Emil Krsteski, drejtor i Arkivit të Shtetit me z. Andrej Viktoroviq Jurasov, Zëvendës Drejtor i Agjencisë Federale të Arkivave (ROSARKIV), i cili vizitoi Arkivin i shoqëruar nga N.E. Sergej Bazdnikin, Ambasadori i Federatës Ruse në Shkup.
Në të njëjtën kohë u theksua dëshira për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy arkivave shtetërore, veçanërisht në pjesën e përgatitjes së përbashkët të koleksioneve të dokumenteve për historinë e të dy vendeve, shkëmbimin e përvojës në fushën e digjitalizimit, si dhe organizimin e veprimtarive shkencore dhe kërkimore.
Në takim morën pjesë gjithashtu autorët e botimit, Dr. Jasmina Damjanovska, Këshilltare në Arkiv dhe Dr. Lenina Zhila nga Institutit i Historisë Kombëtare, dhe u vendos dinamika e punës të botimit të përbashkët, i cili pritet të dalë në treg në fund të vitit 2020. ose në fillim të vitit 2021.