Në kuadër të projektit "Maqedonia në shtypin e huaj" i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u botua vëllimi i dytë nga redaktuesit kryesorë dr. Teon Xhingo, Dr. Filip Petrovski dhe redaktor Igor Sotirov.
Në fazën e përgatitjes së përmbëledhjes "Maqedonia në shtypin e huaj" vëllimi II janë realizuar vizita kërkimore shkencore në dhjetra biblioteka në shtetet ballkanike, evropiane dhe botërore, me qëllim të vetëm për të gjetur tekste nga shtypi ditor dhe javor, që i referohen Maqedonisë dhe çështjes maqedonase në periudhën nga gjysma e dytë e shek. XIX deri në shpalljen e pavarsisë së Republikës së Maqedonisë.
Ky botim përmban tekste nga gjashtë shtete: nga Austia (Austro-Hungaria), Gjermania, Italija, Sërbia, Kroacia dhe Franca. Shtetet janë të renditura në mënyrë alfabetike, ndërsa tekstet janë të rregulluara në mënyrë kronologjike, sipas datës të botimit të tyre. Redaktuesit në një vend i kanë transferuar disa nga materialet më të rëndësishme që janë gjetur nga ekipi i shkencëtarëve, që përfaqësonte në mënyrë të barabartë mediat e shkruara në secilin shtet.
Sikurse edhe në vëllimin e parë, në faqet e majta të botimit është vendosur kopje e skenuar nga teksti origjinal, dhe në anën e djathtë është përkthimi, me qëllim të vetëm që të krijohen kushte për mundësinë unike për të krahasuar origjinalin me përkthimin. Të gjitha materialet e siguruara gjatë procesit të hulumtimit janë të depozituara në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që gjenerata e tanishme dhe të ardhëshme të studiuesve të kenë në dispozicion një koleksion të teksteve që e trajton këtë problematikë.
Këtë punim redaktuesit ua kushtojnë brezave të shumtë të Maqedonasve nga e kaluara për të cilët nuk ekzistonte kompromis për Maqedoninë dhe çështjen maqedonase si dhe gjeneratave të tanishme dhe të ardhëshme tu jetë udhërrëfyes për sfidat me të cilat do të duhet të përballen në të tashmen dhe në të ardhmen.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe realizimin e projektit, u mbushën boshllëqet në fondet arkivore dhe shkencëtarët patën mundësinë të njihen me materialet në fushën përkatëse. Projekti "Maqedonia në shtypin e huaj" ka për qëllim të njohë publikun maqedonas me pamjen e përgjithshme për Maqedoninë në fund të shek. 19 dhe në fillim të të shek. 20 në artikujt e gazetave të huaja.
