Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërkombëtar që e realizon Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtori Kiril Petrov më 23.04.2019 realizoi takim pune me delegacionin nga Arkivi i Vojvodinës nga Republika e Sërbisë e drejtuar nga drejtori z. Nebojsha Kuzmanoviq.
Drejtori, z. Kiril Petrov i njoftoi mysafirët me strukturën organizative të Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe me kompetencat dhe sfidat e tij në kryerjen e detyrave. Të dy palët shprehën kënaqësi me arritjen e marrëveshjes për nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim reciprok, i cili hap mundësi për realizimin e iniciativave të reja. Në takim, pjesëmarrësit hapën pyetje për veprimtarinë arkivore që zhvillohet në të dy institucionet, për mbështjetjen reciproke në shkëmbimin e përvojave në fushën e sistemeve informative dhe për digjitalizimin. Shkëmbimi i ekspertëve është një nga prioritetet për të cilën u dakorduan drejtorët e të dy institucioneve si dhe nisjen e projektit për fëmijët-refugjat nga pjesa e egjeut të Maqedonisë të shpërngulur në Vojvodinë pas Luftës civile. Arkivi shtetëror dhe Arkivi i Vojvodinës, siç theksuan drejtorët, do të vazhdojnë të inicojnë ide dhe projekte në interes të përbashkët të arkivave.
Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësi të njihej me mënyrën e punës të sektoreve për rregullim dhe përpunim të materialit arkivor dhe mbrojtje të materialit arkivor, ku anëtarëve të delegacionit ju prezantuan përvoja praktike nga punonjësit.
Në mars të vitit 2019, drejtori Kiril Petrov vizitoi Arkivin e Vojvodinës, ku u dakordua dinamika e bashkëpunimit në periudhën e ardhëshme.




