BGambasada

Impulsi i ri për shkëmbim të eksperiencës me arkivat e Bullgarisë

Drejtori i Arkivave të Shtetit, Dr. Emil Krsteski, pati një takim me Ambasadori bulgar në vend, HE Angel Angelov.

Drejtori Krsteski njoftoi ambasadorin për mënyrën e funksionimit të Arkivit Shtetëror dhe strukturën e tij organizative, duke cekur bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri më tani me Agjencinë e Shtetit "Arkivat" e Republikës së Bullgarisë si dhe tendenca për thellim dhe plotësimin e Memorandumit për mirkuptim midis dy arkivave, që është lidhur në vitin 2017 me qëllim ndjekjen e interesave të përbashkëta në fushen e arkivizmit.

Duke pasur parasysh interesin e përbashkët shkencor dhe profesional Drejtori Dr Emil Krsteski shprehi haptësinë dhe dëshirën e Arkivit Shtetëror për botime të përbashkëta me Agjencinë Shtetërore të Arkivave në Republika e Bullgarisë dhe shkëmbimin të ekspertëve. Ambasadori Angelov theksoi që për krijimin e një bashkëpunimi më të lehtë dhe të përhershëm ndërkombëtar në të ardhm ambasada do të japë kontributin e saj dhe do të jetë një urë lidhëse për të dy institucionet.

Postimet e fundit