Në periudhën prej 30.09 deri më 04.10.2019, përfaqësues nga Arkivi shtetëror: zëvendës drejtori Dr. Muzafer Bislimi, udhëheqësi i Njësisë për rregullim të materialit arkivor nga periudha e vjetër, Lili Savatiq dhe M-r. Irfete Ibraimi, këshilltare në Sektorin për hulumtim, shfrytëzim dhe botim të materialit arkivor, bashkëpunim ndërkombëtar dhe AOP, ishin në vizitë katër ditore në institucionet e lartëpërmendura për të filluar bashkëpunim të ndërsjellë. Drejtorëve të institucioneve të lartëpërmendura ju ofrua Propozim-Marrëveshje për bashkëpunim si vazhdim i Memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar më 18.03.2003.
Në rast se miratohet bashkëpunimi, institucionet tona do të shkëmbejnë ekspertë nga fusha e arkivizmit për trajnime të ndërsjella, do të realizoheshin hulumtime të fondeve në nivel vjetor me interes të institucioneve dhe do të realizoheshin ekspozita, të cilat më vonë do të prezantoheshin në qendra tjera në rajon, për persona dhe ngjarje historike që përfaqësojnë ura kulturore dhe lidhje mes shteteve tona.
Së pari u realizua vizita në Arkivin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe një takim me zv. drejtorët Haxhija Haxhiabdiq dhe Dr. Shimun Novakoviq dhe në Arkivin historik të Sarajevës dhe u.d. drejtorin Velid Jerlagiq. Aty u njohëm me fondet në punë dhe parimet e rregullimit, përpunimit, mënyrën e nënshkrimit dhe kushtet për ruajtje të fondeve, gjendjen e depove si dhe mënyrën e lëshimit të fondeve të rregulluara për përdoruesit, punën në dhomën e leximit dhe të drejtat dhe detyrimet e hulumtuesve. Na lejuan qasje të detajuar në inventarin e tyre, kataligjeve dhe mjeteve tjera shencoro-informative. Në mënyrë elektronike i morëm udhëzuesit e fondeve arkivore dhe përmbëledhjet me të cilat disponojnë arkivat. Kur të miratohet Propozim-marrëveshja, e cila duhet të precizohet nga të dy palët dhe të nënshkruhet deri në fund të vitit, dhe kur do të realizohet bashkëpunim, do të kemi në dispozicion të gjithë materialin arkivor dhe do të mund të hulumtojmë dhe ti shfrytëzojmë fondet që janë me interes për historinë dhe kulturën tonë.
Me rëndësi të veçantë ishte vizita e Bibliotekës së Gazi Husrev Beut dhe takimi me drejtorin Mr. Osman Laviq. Me krenari të madhe na u prezantuan hapësirat e bibliotekës, laboratorët për konservim dhe restaurim, salla e leximit, hapësira për ekspozita dhe depot e renovuara me donacione të huaja dhe të mobiluara me pajisjet më moderne për të ruajtur temperaturën dhe lagështinë konstante. Biblioteka disponon me disa salla kongresesh, të cilat ua huazon institucioneve, me çka i plotëson mjetet për finansim të projekteve të saj. Kur do të realizohet Marrëveshja për bashkëpunim, ne do të kemi në dispozicion hapësirë për të organizuar ekspozita të përbashkëta dhe ngjarje tjera me rëndësi kulturore për të dy vendet.
Në fund të vizitës, drejtorët arritën në përfundim të përbashkët se është me rëndësi të madhe për afirmimin dhe zhvimin e veprimtarisë arkivore, të ketë takime të rregullta dhe këshillime me ekspertë të kësaj fushe për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të avancuar njohuritë e fituara





