Më 9 qershor në të gjithë botën shënohet dita Ndërkombëtare e arkivave.
Në këtë ditë arkivistët e gjithë botës janë të bashkuar për të festuar kuptimin dhe arritjet në profesionin e tyre.
Përmes shënimit të kësaj dite duhet të ngrihet ndërgjegjësimi i publikut të gjërë rreth rëndësisë së trashëgimisë dokumentare te njerëzimi. Arkivat dhe arkivistët kanë mundësi të jashtëzakonshme, idetë dhe arritjet ti mbledhin dhe shpërndajnë me botën. Angazhimi i përbashkët do të jipte drejtim dhe dritë të re në punën e arkivave dhe rëndësinë dhe vlerat e tyre.
Dita ndërkombëtare e arkivave si festë e arkivave dhe arkivistëve në mbarë botën është e pranuar nga mbledhja vjetore gjenerale e Këshillit ndërkombëtar arkivor të mbajtur në Kubek, Kanada në vitin 2008.
Vetë data, 9 qershor, ka kuptim simbolik, sepse në atë ditë në Paris në vitin 1948 është themeluar Këshilli ndërkombëtar arkivor (organizatë ndërkombëtare joqeveritare e përkushtuar në avansimin e punës efektive me materialin arkivor dhe mbrojtje të trashëgimisë botërore arkivore. Kjo organizatë ka rreth 1400 anëtarë nga 199 shtete dhe territore), nën patronatin e UNESKO-s.
Tema e javës ndërkombëtare arkivore të këtij viti “Dizajnimi i arkivave në shekullin 21” e cila shënohet nga 3 deri 9 qershor, jep mundësi për të nxjerrë në pah risitë dhe vizionet, duke e kujtuar publikun se arkivat nuk janë të fiksuara vetëm në të kaluarën, por në vend të asaj vazhdimisht shpiken dhe promovohen mënyra dhe drejtime të reja, me të cilat memorja e akumuluar e njerëzimit do të drejtohet në të ardhmen.
Në kuadër të javës ndërkombëtare arkivore, me 3 qershor u hap ekspozita “Filmat që i donim(1947-1980) e punuar nga Arkivi historik i Pozharevacit, e paruruar me vendosjen ekspozuese me titull ”Kinematografia maqedonase (1947-1991), e përgatitur nga Arkivi shtetëror I Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kinoteka e Republikës së Maqedonsë së Veriut.” Ekspozita do të mund të shifet në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 17 qershor 2019.
Urime 9 qershori - Dita ndërkombëtare e arkivave!