Balkanska Ikonografija _logo

ARKIVI SHTETËROR PUBLIKOI BOTIM TË RI ME TITULLIN ,,IKONOGRAFIBALLKANIKE’’ NGA DR. NANO RUZHIN

Veprimtaria botuese e arkivit shtetëror e pasuroi biblotekën e saj me një titull të ri ,, Ikonografi Ballkanike’’ autor i të cilit është dr. Nano Ruzhin, e njëjta përfaqëson studim të thelluar të projektit ,, Ikonografi’’ i cili filloi me punimin e botuar më parë ,, Ideja Evropiane dhe ikonografi Ballkanike’’ botuar në vitin 2014. E njëjta përqëndrohet në thellimin e analizës së fenomenologjisë së popujve ballkanike, mitologjisë ballkanike, legjendave, epikës si pëlhura themelore të ikonografisë, dhe i formuloi ato me shkathtësi në një vepeër të pasur e cila pa dyshim është e lidhur pazgjidhshmërisht me indetitetin kombëtar dhe kombin.

Ky studim kërkon të analizojë librat me figura politike, propagandën dhe teknikat e komunikimit politik si mjetet kryesore për popullarizimin e ikonografisë dhe domethënien e kulturës masive përmes krahasimit të ‘‘luftës së imazheve dhe ikonografisë’’. Punimi përqëndrohet në analizën gjeopolitike të zonës Ballkanike me theks të veçantë në ‘‘megalo-idetë’’ e mëdha kombëtare të elitave ballkanike, pastaj në epokën e rivalitetit ideologjik ikonografik midis propagandës sovjetike dhe gjermane, evolucionit të Jugosllavisë AVNOJ , luftës propagandistike në fushën e kulturës midis Perëndimit dhe Lindjes gjatë Luftës së Ftohtë, ikonografia e marshallit Titos, e vëllazërisë dhe unitetit, e vetëqeverisjes, hollivudizmit dhe perëndizmit ‘‘Levis-mania’’ dhe ‘‘ Coca-Cola socialism’’ e shoqërisë Komuniste Jugosllave.

Autori me shkathtësi krijon një lloj kolazhi kulturo-politik të ,,ikonave’’në të cilën ai luan me magjistarët e mëdenj të kulturës masive, duke i përzier me trendet jugosllave, për fund, në pjesën e fundit dha një përmbëledhje të Maqedonisë së Veriut për të cilën thotë se ,, akoma jeton me sëmundjet e fëmijërisë së ranzicionit, me simbolikë ikonografike ekskluzivisht të pasur dhe krijuese’’, duke i dhënë kritikë të fortë të ashtuquajturit tërmeti i dytë katastrofik i quajtur Shkupi 2014.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...