Zëvendës Drejtori i Arkivit Shtetëror, Dr Muzafer Bislimi më 7 shkurt 2020 të premten bëri një vizitë pune në njësinë në Manastir . Vizita ishte pjesë e punës kërkimore-shkencore të grupit punues për zbatimin e projektit në lidhje me Maqedoninë në dokumentacionin arkivor të Shtetit Osman, të kryesuar nga Dr. Muzafer Bislimi. Ky projekt është në bashkëpunim me Presidencën e Republikës së Turqisë, Drejtorinë e Arkivavit të Shtetit, dhe ka për synim të paraqesë historinë e Maqedonisë nga 14 deri në fillim të shekullit të 20-të. Në periudhën në vijim është planifikuar të vizitohen njësitë e tjera të ASHRMV, si pjesë e planit të veprimit për zbatimin e projektit, për të hulumtuar materialet arkivore nga periudha e dhënë.
Zëvendës drejtori Dr. Muzafer Bislimi njëkohësisht e shfrytëzoi vizitën për t'u njohur me aktivitetet aktuale të të punësuarve si dhe procesin e punës në njësinë ASHRMV në Manastir.


