DARSM 1 april 2020

NJË PRILLI - DITA E THEMELIMIT TË ARKIVIT SHTETËROR

1 Prilli i vitit 2020 shënon 69 vjetorin e krijimit të Arkivit Shtëror dhe kjo ditë festohet si dita e të gjithë punonjësve në arkiv.

Më 1 prill 1951, me emërimin e drejtorit të parë, u krijua Arkivi Shtetëror i Republikës Popullore të Maqedonisë, sot - Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Akti i themelimit të Arkivit shtetëror është një nga ngjarjet më domethënëse në historinë tonë të fundit, dhe Arkivi për shtetin tonë dhe njerëzit tanë janë një dëshmi e vërtetë për ekzistencën dhe vazhdimësinë e shtetit, si dhe për identitetin tonë.

Në kuadër të arkivit Shtetëror punojnë nëntë njësi tjera dhe atë , në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, të cilat janë themeluar në periudhën 1951 deri në vitin 1962.

Arkivi Shtetëror sot është një institucion arkivor modern me statusin dhe autoritetin e një organi shtetëror, me rreth 300 të punësuar.

Një nga qëllimet thelbësore të veprimtarisë së Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrja dhe ruajtja e përhershme e materialit arkivor publik dhe sigurimi i kushteve për përdorimin e tij të qetë dhe transparent.

Arkivi i Shtetit posedon 7769 fonde arkivore, rreth 70,000.00 libra arkivorë, 382 koleksione, një mori të arkivit të mikrofilmuar dhe punon intensivisht në dixhitalizimin e fondeve historike me prioritare. Dokumenti më i vjetër i mbajtur në Arkiv daton nga shekulli i 12-të, dhe është Ungjilli i Shën Apostull Luka.

Me shpresë se së shpejti do të jemi në gjendje ta festojmë këtë datë duke organizuar një ngjarje të përshtatshme dhe duke prezantuar një ekspozitë me dokumente arkivore, ne i urojmë të gjithë arkivistëve 1 Prilln, ditën e Arkivit të Shtetëror.

Dr. Emil Krsteski, drejtor

Postimet e fundit