Në Asamblenë e përgjithshme të IKARUS, ndër të tjera, u prezantua edhe propozim-strategjia për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe aktivitetet e kësaj organizate ndërkombëtare me titullin “Agjenda 2023”
Më 26 dhe 27 nëntor 2020, u mbajt konferencë virtuale e Asamblesë së përgjithshme përmes ZOOM-it, të Qendrës ndërkombëtare për hulumtime arkivore – IKARUS (International centre for archival research - ICARUS). Njëkohësisht me Asamblenë e Përgjithshme u mbajt edhe Takimi i 25 i kësaj shoqate ndërkombëtare.
IKARUS (www.icarus-us.eu) është një komunitet me mbi 180 institucione arkivore dhe shkencore nga 34 shtete evropiane dhe nga Kanadaja dhe SHBA-të, e cila ofron platformë interdiciplinare për institucionet arkivore, hulumtuese, arsimore dhe kulturore, me një theks të veçantë në sfidat shoqërore dhe teknologjike të arkivave në “epokën digjitale”.
Arkivi shtetëror, në ngjarjet e lartpërmendura, u përfaqësua nga drejtori Dr. Emil Krsteski, i cili pati mundësinë të votojë mbi përcaktimin e e agjendës së ardhshme të aktiviteteve të IKARUS.
Në Asamblenë e Përgjithsme, ndër të tjera, u prezantua propozim-strategjia për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe aktivitetet e kësaj organizate ndërkombëtare me titullin “Agjenda 2023”. Në ato korniza janë të përcaktuara qëllimet kryesore të IKARUS, sfidat me të cilat kjo organizatë përballet gjatë punës së saj, dhe u prezantuan gjashtë grupe punuese të cilat do të punojnë në gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit, rrjetëzimin, mbështetjes profesionale dhe zhvillimit të programeve të reja edukative.
Në Asamblenë e Përgjithshme të IKARUS u bë edhe një analizë e programeve dhe projekteve në nivel të Evropës, përmes të cilave finansohen aktivitetet që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, dhe u prezantuan edhe projekte në të cilat IKARUS është pjesëmarrës aktiv ose mbështetës, siç janë: Time Machine, European Digital Treasures/ platformat: Topothek, Monasterium, Matricula etj.